Kisha Ortodokse Serbe ka dalë me një reagim pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të veriut të Kosovës këtë të dielë.
Me anë të një reagimi për media, Kisha Ortodokse Serbe thotë se “shpreh ngushëllime për familjet e viktimave”.
Madje ajo tenton ta luaj subjektin paqësor, duke thënë se duhet të jetojmë mirë me fqinjët.
Për më tepër, ky institucion fetar thotë se i vije keq që nga Prishtina, bota e Beogradi “kanë provuar ta bëjnë Kishën Ortodokse Serbe si pjesëmarrëse dhe fajtore në ngjarjet tragjike”.
“Synimi i atyre që me çdo kusht duan ta tërheqin Kishën në konflikte tragjike është që Kisha Serbe dhe besimtarët e saj të zhduken nga Kosova”, thuhet në reagim.