Karim Adeyemi është nën kritika të mëdha për paraqitjet e tij të dobëta në fanellën e Borussia Dortmundit në fillimin e sezonit të ri dhe mediat gjermane bënë të ditur se për të gjitha fajet ka qenë e dashura e tij, Loredana Zefi.
Adeyemi ka pasur një fillim të dëshpëruar të sezonit pasi performanca e tij në pesë ndeshjet që ka luajtur për Dortmundin ka qenë vërtet dëshpëruese.
Ai luajti 261 minuta në fushë dhe nuk bëri asgjë domethënëse, ndërsa tashmë ndaj tij kanë nisur kritikat e ashpra për shkak të formës.
Shumë njerëz menduan se çfarë ndodhi me Adeyemi që humbi formën, por Bild duket se e ka gjetur përgjigjen. Bild hetoi se çfarë po ndodhte me Adeyemi dhe ata emëruan të dashurën e tij si fajtore për lojërat e këqija.
Përkatësisht, lojtari i ri i Dortmundit është në lidhje me këngëtaren e njohur shqiptare Loredana Zefi.
Ajo dhe Adeyemi janë në një lidhje prej disa muajsh dhe shumë janë shprehur se nuk i ka sjellë asgjë të mirë lojtarit të ri të Dortmundit dhe se ai ka qenë mjaft i trishtuar së fundmi.
Loredana është shtatë vjet më e madhe se Adeyemi dhe sipas Bild, lojtari i Dortmundit ra në dashuri “kokë e këmbë”.
Bild shkruan se ajo është vajza e parë serioze me të cilën ka rënë realisht në dashuri dhe se shqiptarja është e vetëdijshme për këtë dhe e shfrytëzon në maksimum. Megjithatë, klubi e kërcënoi atë se gjërat duhej të ndryshonin ose 21-vjeçari do të duhej të gjobitej dhe madje të pezullohej për mungesën e dukshme të përpjekjeve në stërvitje.