Sot në kryeqytet do të mbahet vrapim për shëndetin, për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit nën moton “Race for the cure”, raporton Gazeta Enigma.
Nisja e vrapimit do të zhvillohet nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtina, duke filluar nga ora 11:00.
Në mesin e pjesëmarrësve do të jetë edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama dhe bashkëshortja e tij, Kristalja.