Britania e Madhe ka reaguar pas arrestimit të terroristit Milan Radojiçiq nga autoritetet serbe dje.
Në një përgjigje për Klankosova.tv, zëdhënësi i ambasadës britanike në Kosovë, Richard Levay, tha se Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e këtij hetimi, por bëri thirrje që autorët e 24 shtatorit të sillen para drejtësisë.
“Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e këtij hetimi, por ne u bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë dhe Serbi që të punojnë së bashku për të siguruar që autorët të sillen para drejtësisë”, thuhet në përgjigje.
Kujtojmë se Radojiçiq ka marrë përsipër organizimin për agresionin në Banjskë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku më 24 shtator.
Pas vrasjes së rreshterit Bunjaku, policia ka arritur që të vrasë tre terroristë, ndërsa të tjerët arritën që të ikin.