Arbnor Muja e shënoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Por goli i bukur i Mujës nuk doli të jetë i mjaftueshëm për Antwerpin, që të mërkurën në mbrëmje u mposht në shtëpi nga Shakhtar Donetsku i Ukrainës, 3:2. Ndeshja i takoi Grupit H dhe ishte dramatike.
Muja realizoi për mrekulli në minutën e tretë kur shmangu një kundërshtar, dhe plasoi bukur topin prapa shpinës së portierit kundërshtar. Ishte goli i tij i parë në “Champions”, në ndeshjen e dytë. Michel-Ange Balikwisha shënoi për 2:0 në minutën e 33-të, por në pjesën e dytë, Antwerpi belg pranoi tre gola të shpejtë. Danylo Sikan shënoi dy herë, ndërsa një gol tjetër e realizoi Yaroslav Raitskyi. Muja luajti deri në minutën e 87-të.
Antwerpi pati mundësi të merrte një pikë nga ky ballafaqim, por Toby Alderëeireld e humbi penalltinë në minutën e shtatë të kohës shtesë. Antwerpi mbetet i fundit në grup pa pikë, kurse Shakhtari shënon fitoren e parë dhe zë vendin e tretë.