Atletico Madrid fiton me vështirësi ndaj Feyenoordit

Atletico Madrid fiton me vështirësi ndaj Feyenoordit

Atletico Madridi e ka fituar me vështirësi ballafaqimin me Feyenoordin.

Skuadra spanjolle të mërkurën fitoi 3:2 ndaj holandezëve, me përmbysje të rezultatit. Mario Hermoso i vendësve shënoi autogol në minutën e shtatë, kurse Alvaro Morata barazoi shifrat në minutën e 12-të.

Feyenoordi shënoi sërish në minutën e 34-t. Realizator për 2:1 ishte David Hancko. Por në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, Antoine Griezmann shënoi në mënyrë akrobatike për 2:2. Dy minuta pas pushimit, Morata e realizoi edhe një tjetër gol për fitoren 3:2 të skuadrës spajnolle.

Për Atletico Madridin ishte fitorja e parë në Grupin E të “Championsit”. Ka katër pikë, kurse Feyenoordi mbetet me tri pikë.

Related Articles