Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar sot opozitën që nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Kurti ka thënë se këto marrëveshje nuk po arrihen të kalohen për shkak të mosvotimit nga ana e opozitës.
“Ka disa muaj që në këtë legjislatur të Kuvendit, Qeveria ka sjellë për ratifikim një sërë marrveshje ndërkombëtare por për shkak të mosvotimit nga opozita ato nuk po kalojnë”, ka thënë Kurti.
Ai tha se janë shtatë marrëveshje që pritet të votohen në Kuvendin e Kosovës.
“Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme, e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës. Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta ose janë grante para falë, që nuk ka nevojë të kthehen fare dhe do të investohen në projekte zhvillomre që janë aq t rëndësishme për vendin tonë”, ka thënë ai.