Ballkani ka arritur fitore të madhe në “Fadil Vokrri” ndaj Dinamo Zagrebit.
Kampioni i Kosovës ka mposhtur gjigantin kroat me rezultat solid 2-0.
Almir Kryeziu në minutën e 44’të të takimit realizoi për të hapur llogarinë e golave në Prishtinë.
Për të vulosur fitoren e skuadrës së Ilir Dajës u përkujdes, Hamidi.
Hamidi realizoi gol në minutën e 84’të të takimit.
Pas ndeshjes foli për “Sport1”, Armend Thaqi.
“Kjo fitore na jep vetëbesim, ishte ndeshje e vështirë, por e arritëm qëllimin që patëm. Mposhtëm kundërshtarin më të fortë të grupit, andaj pse mos ta kalojmë grupin. Vitin e kaluar ishim në pozitë të favorshme poashtu. Duhet të marrim mësim nga ato ndeshje. Nëse e fiton një lojë nuk do thotë se kalojmë grupin, por assesi nuk do të pretendojmë se ka marrë fund. Do të luftojmë deri në fund që të fitojmë sa më shumë pikë“, tha Armend Thaqi