Dështon plani i Real Madridit – Haaland në bisedime me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës

Dështon plani i Real Madridit – Haaland në bisedime me Manchester Cityn për rinovimin e kontratës

Manchester City raportohet se do të hapin bisedimet me Erling Haaland për të diskutuar rreth rinovimit të kontratës, diçka që do të vinte si goditje e rëndë për planet e Real Madridit.

Gjiganti spanjoll ishte lidhur me një transferim të sulmuesit norvegjez tash e sa kohë. Ata nuk ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Borussia Dortmundin më herët në afatin kalimtar dhe Haaland mori rrugë për në Ligën Premier, ku vlera e transferimit të tij kapte shifrën e 62 milionë eurove.

23-vjeçari filloi me paraqitje të mira në “Etihad Stadium” që në sezonin debutues, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet duke udhëhequr kështu Cityn drejt triumfit në Ligën Premier, FA CUP dhe në Ligën e Kampionëve.

Ai ende ka edhe katër vitë të mbetura në kontratën e tij aktuale të nënshkruar verën e vitit të kaluar.

Mediumi anglez “Daily Mail” raporton se City janë të etur për ta vazhduar kontratën e norvegjezit për të paktën edhe 12 muaj tjerë. Pritet që bisedime të mëtejshme të mbahen rreth klauzolës së lirimit të përfshirë në kontratën e Haaland, më njërën prej tyre që ka të bëjë me të ardhmen e Pep Guardiolas si trajner.

City shpreson të arrijë një marrëveshje së shpejti, me Realin që po e përcjell situatën nga larg.

Madrilenët do të donin ta kishin Haaland në radhët e tyre në “Santiago Bernabeu” dhe ta përforcojë edhe më tutje repartin ofensiv që mund të përfshijë edhe ardhjen e Kylian Mbappes, me fituesin e Kupës së Botës që thuhet se do të transferohet në Spanjë në vitin 2024, atëherë kur i skadon kontrata me PSG.

Related Articles