Osmani dhe Kurti presin sot në takime të ndara senatorët Shaheen dhe Welch

Osmani dhe Kurti presin sot në takime të ndara senatorët Shaheen dhe Welch

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do të pres sot në takim senatoren, Jeanne Shaheen dhe senatorin, Peter Welch.

Sipas njoftimit, takimi pritet të fillojë në orën 09:15.

Pas takimit, do të ketë edhe deklarim për media.

Ndërsa në orën 10:00, senatorët Shaheen dhe Welch, do të shkojnë në ndërtesën e Qeverisë ku do të priten në takim nga kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Related Articles