Shuhen shpresat për një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona

Shuhen shpresat për një rikthim të mundshëm të Messit te Barcelona

Lionel Messi ditët e fundit është lidhur përsëri me një rikthim të mundshëm te Barcelona.

Ylli argjentinas u spekulua se do të transferohet në ”Camp Nou” si huazim, pasi tashmë veq sa ka përfunduar kampionatin në Amerikë.

Pavarësisht se sezoni i ri do të nis në muajin shkurt, trajneri i Inter Miamit, Tata Martino, ka hedhur poshtë tashmë spekulimet për rikthimin e 36-vjeçari në Barcelonë.

Edhe eksperti, Fabrizio Romano ka thënë se Messi nuk do të transferohet te Barcelona sepse është i fokusuar te kombëtarja e Argjentinës.

“Messi nuk po konsideron ndonjë lëvizje huazimi pavarësisht lidhjeve me Barcelonën dhe klubet saudite. Fokusi i plotë te Inter Miami dhe Argjentina”, ka shkruar Romano.

Related Articles