Sot mbahet Samiti i Berlinit, Kurti takohet me kancelarin Scholz

Sot mbahet Samiti i Berlinit, Kurti takohet me kancelarin Scholz

Sot në Tiranë, do të mbahet Samiti i Berlinit ku pjesëmarrës do jetë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.

Është paralajmëruar edhe një takim mes tij dhe kancelarit të Gjermanisë Olaf Scholz.

Kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaroi se në këtë samit nuk do të diskutohet rreth agresionit të Serbisë mbi Kosovë, të kryer më 24 shtator.

Ai tha se hapësira për diskutim të hapur mes të pranishmëve është e programuar, dhe se nuk është një samit i cili merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme lidhur me çështjen e Banjskës, por janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE-së.

Related Articles