Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e dytë të muajit tetor brenda pak ditësh.
Pasi triumfuan në ndeshjen e parë ndaj Republikës Çeke me rezultat të thellë 3-0, kuqezinjtë tani do të përballen me Bullgarinë në ndeshje miqësore.
Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00, do të gjykohet nga gjyqtarë kosovarë.
Në fakt, UEFA e deleguar për këtë miqësore Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.
Shtëpia më e madhe e futbollit evropian shpesh herë i ka deleguar gjyqtarët kosovarë për ndeshje miqësore të kombëtareve, por edhe më shpesh në ndeshje të klubeve evropiane.