Skuadra e Newcastle ka reaguar në lidhje me çështjen e Sandro Tonalit, pasi futbollisti i tyre po akuzohet për përfshirje në baste në kohën kur ai ishte pjesë e skuadrës së Milanit.
“Newcastle United mund të konfirmojë se Sandro Tonali është subjekt i hetimit nga Prokuroria Italiane dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në lidhje me aktivitetin e paligjshëm të basteve”.
“Sandro është plotësisht i angazhuar me hetimin dhe do të vazhdojë të bashkëpunojë me të gjitha autoritetet përkatëse. Ai dhe familja e tij do të vazhdojnë të marrin mbështetjen e plotë të klubit.”
“Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë moment”, shkruhet në njoftim