Superliga e Kosovës në futboll është duke vazhduar me ndeshje mjaftë interesante.
Mbrëmë në emisionet sportive është diskuar për xhiron e dhjetë, raporton Gazeta Enigma.
Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi, ka dhënë një deklaratë për trajnerin e Gjilanit, Gentjan Mezani.
Luzi në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ka thënë se për momentin trajneri më i mirë në Kosovë është Gentjan Mezani për arsyeje se sezonin e ka nisur me probleme të shumta.
“Për këtë kampionatin i cili është duke vazhduar, për mendimin tim trajneri më i mirë është Gentjan Mezani i SC Gjilanit. Sepse si e ka filluar dhe si e ka marrë ekipin dhe ku është në tabelë është falë punës së tij. Kurse, trajneri më i mirë shqiptar është Besnik Hasi”, tha Luzi.
SC Gjilani aktualisht zë vendin e shtatë pas dhjetë xhirove të luajtur me 11 pikë të mbledhura.
Ndeshjen e radhës Gjilani do ta luaj kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”.
/Gazeta Enigma/