Mjeku që ndihmon në trajtimin e mesfushorit të Juventusit, Nicolo Fagioli, për varësinë e tij nga lojërat e fatit, ka thënë se ndoshta do të ketë shumë të tjerë të përfshirë në skandalin e basteve që po shpaloset, duke sugjeruar se ky është një ‘fakt statistikor’.
Paolo Jarre, mjeku i besuar për të ndihmuar Fagiolin në rikuperimin e tij, së fundmi ka dhënë një intervistë për La Gazzetta dello Sport, ku trajtoi temën e lojërave të fatit në futboll, duke dhënë gjithashtu një përditësim për mesfushorin e “Zonjës së Vjetër”.
“Është hera e parë që ndjek një futbollist të nivelit të lartë dhe mund të prisja një person sipërfaqësor, ndoshta edhe arrogant. Në vend të kësaj, që në seancën e parë, Nicolo u duk shumë i sjellshëm. Pothuajse i rezervuar, por jo i mbyllur”, ka thënë Jarre.
“Më e rëndësishmja, ai është i vetëdijshëm se është në një situatë të keqe dhe i vetëdijshëm se ka vënë në rrezik karrierën e tij me bastet. Natyrisht që nuk mund të hyj në aspekte më personale, unë jam mjek”, është shprehur ai.
Jarre u pyet nëse Fagioli kishte menduar të largohej krejtësisht nga futbolli profesionist pasi u shpalos skandali i basteve.
“Jo, ai nuk ma tha kurrë këtë. Dhe nuk mendoj se ai ka menduar ndonjëherë për këtë. Nicolo ishte i vetëdijshëm që në ndeshjen e parë se ai mund të përballej me një pezullim të gjatë”.
Si pasojë e këtyre veprimeve, Fagioli tashmë nuk ka të drejtë loje për plotë shtatë muaj.
Ai gjithashtu u urdhërua të kalonte gjashtë muaj terapi dhe të fliste në të paktën 10 takime publike gjatë pesë muajve të ardhshëm si pjesë e një marrëveshjeje për të reduktuar dënimin e tij në fushë nga 12 muaj, teksa ai u gjobit edhe me 12,500 mijë euro.