Koreografi morbide në tribunat e ekipit norvegjez, tifozët “varin” ish-trajnerin për tradhti

Koreografi morbide në tribunat e ekipit norvegjez, tifozët “varin” ish-trajnerin për tradhti

Trajneri i ekipit norvegjez, Valerenga, Geir Bakke është pritur në mënyrë të pakëndshme nga tifozët e Lillestromit, klub që ai e menaxhoi këtë verë.

Tifozët e Lillestrom nuk mund ta falnin atë që u transferua në Valerenga pas tre vjetësh, kështu që ata shfaqën një pankartë të tmerrshme në tribunën qendrore që tregonte  trajnerin Bakke të varur me një qese me para në dorë.

Kjo koreografi i ka sjellë vetëm një buzëqeshje dhe siç thotë ai, nuk i fajëson tifozët për këtë.

Bakke e riktheu Lillestromin në elitën e futbollit norvegjez tre vite më parë, për të luajtur në finalen e Kupës së Norvegjisë sezonin e kaluar, por mesa duket tifozët e harruan shpejt këtë pas vendimit të tij për të ndryshuar ambient këtë verë.

Në karrierën e tij të deritanishme si trajner, ai ka udhëhequr ekipe si  Sarpsborg, Kristiansund, ndërsa tek Molde mbante postin e ndihmës-trajnerit.

Përndryshe, Lillestrom fitoi pa probleme në këtë ndeshje pasi që ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 në favorin e tyre.

Related Articles