Këtë të enjte po protestohet para objektit të menaxhmetit të Trepçës, në përkrahje të minatorëve të cilët kanë hyrë në grevë tash e tri ditë.
Protesta është organizuar nga qytetarët e Mitrovicës në përkrahje të kërkesave të minatorëve për paga të rregullta, kushte më të mira dhe dorëheqje të menaxhmentit.
Arsim Musa, organizator i kësaj proteste, para mediave tha se minatorët nuk ka kushte për punë, sigurim shëndetësor e as gjëra elementare.
Ndryshe, minatorët janë në grevë për më shumë se 50 orë dhe gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë.
Fevzi Ademi nga Sindikata e Minatorëve gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se greva e urisë e minatorëve të Trepçës do të vazhdojë deri në plotësimin e tri kërkesave të tyre.
Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë.