Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e mbajtur ka njoftuar se ka marrë vendim për rritjen e shtesave për policë.
Kurti njoftoi se shtesat do të fillojnë të përfshihen që paga e muajit tetor.
“Si qeveri kemi ardhur deri tek propozimi për shtesat e rrezikshmërisë për zyrtarët e Policisë së Kosovës. Në këtë propozim përfshihen shtatë kategori të pozitave: shtesat për njësitë elitare, Njësia Speciale Intervenuese, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë dhe Njësia për Mbrojtje të Afërt janë nga 150 euro shtesë të pagës bazë. 120 euro shtesë për njësitë speciale operative K-9 dhe njësia për eksploziv, pjesëtarët e patrullave kufitare do të përfitojnë nga 100 euro në muaj, ndërsa pjesëtarët e hetuesisë nga 75 euro shtesë në muaj. Ekipet reaguese dhe patrullat do të marrin nga 60 euro shtesë në muaj. Kurse, policët që angazhohen për sigurimin e objekteve do t’ju ndahen nga 50 dhe respektvisiht 45 euro shtesë të rrezikshmërisë”, ka thënë ai.
“Në të kaluarën, shtesat jo gjithmonë reflektonin nevojën dhe meritën. Ato rëndom kishin shkaktuar pabarazi në mesin e policëve. Ndërkaq, ky propozimi ynë për kategorizim është bërë në mënyrë të kujdesshme që mos të shtresohen dallimet dhe të mos përsëriten defektet e mëhershme. Dallimi në mes të shtesës më të lartë dhe asaj më të ulët, është përafërsisht 1 me 3, përkatësisht 3 me 1. Shtesat për rrezikshmëri do të fillojë së aplikuari nga paga e muajit nëntor. Kurse për muajt e deritanishme nga hyrja në fuqi e Ligjit të ri për Paga, shtesat e rrezikshmërisë, siç edhe kemi thënë më herët, do të ndahen në mënyrë retroaktive”, tha Kurti.
“Kjo zgjidhje do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”, tha kryeministri.