Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar të gjithë ushtarët e NATO-s dhe KFOR-it që dhanë kontribut për Paravësinë e Kosovës, në 22 vjetorin e çlirimit të vendit.
“Më 12 qershor ne festojmë paqen, çlirimin dhe lirinë tonë, por përherë do t’i përkujtojmë edhe ushtarët e rënë të NATO-s dhe KFOR-it të cilët më 12 qershor, iu bashkuan ndërhyrjes nga ajri kundër regjimit kriminal të Millosheviqit për ta ndaluar gjenocidin mbi popullin shqiptare” është shprehur Mehaj.
Ai së bashku me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Kryetarin e Kuvendit , Glauk Konjufca, Kryeministrin, Albin Kurti, komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe zëvendës komandantin e KFOR-it, Günter Schöpf, vendosën kurora lulesh te Pllaka Përkujtimore në nderim të ushtarëve të rënë të NATO-s./