Tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Malit të Zi, ka pak shanse të ndodhë.
Kështu ka deklaruar ministri shqiptar në qeverinë malazeze, Fatmir Gjeka.
“Për të ardhur te ajo ka shansa shumë të vogla, shansa minimale. Ajo është vetëm teorike, hipotetike. Me atë çfarë kemi përvojë politike, me çfarë kemi njohuri dhe me çfarë jemi në kontakt me shumicën dërrmuese, për të ardhur te ajo është e vështirë, një mision i pamundur”, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Minoriteteve në Malin e Zi në një intervistë për Euronews Albania.
Ai shtoi subjektet pro-serbe po akuzohen se si kanë pranuar një qeveri pro-NATO.