Një person është arrestuar në Rahovec, pasi në gjendje të dehur ka shkuar në servisin për automjete të axhës së tij dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, ku i dyshuari është ndaluar nga axha dhe punëtorët e tij.
I dyshuari është arrestuar dhe në stacionin policor në Rahovec iu është bërë matja e alkoolit që ka rezultuar 1.70 %.
Sipas ankuesit, i dyshuari sa herë që përdorë alkool është i dhunshëm. Ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë./Kp/