Një person ka vdekur mëngjesin e së premtes pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti që është në ndërtim e sipër në Vërmicë të Prizrenit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Sipas tij, Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë kanë nisur hetimet për këtë rast.
“Dyshohet se një person ka rënë nga një objekt që është në ndërtim e sipër mëngjesin e së premtes, në orën 09:00 dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, tha Gashi.
Siç mëson Telegrafi i ndjeri është pronar i një hoteli në Vërmicë, me inicialet I.P.