Greva e minatorëve të Trepçës përfundoi të premtën në ditën e 10-të të saj, vetëm pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet minatorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Ekonomisë.
Marrëveshja është arritur orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, kur ata u vizituan nga deputetë të VV-së, përfaqësues të Bordit të ndërmarrjes Trepça dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
Për krejt këtë çështje ka folur sot Bordi i Trepçës pas një mbledhje që kanë mbajtur ku ka treguar vendimet që janë marur.
Postimi i plotë:
Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 05/11/2023 ka diskutuar situatën e krijuar së fundmi në Ndërmarrjen Trepça SH.A dhe ka prioritizuar kërkesat e minatoreve në letrën që ka adresuar për Bordin me datë 02/11/2023. Kështu, Bordi ka marrë këto veprime:
1. REKOMANDIM që të punohet në ngritjen e përfomances së ndërmarrjes për të siguruar stabilitet financiar dhe rrjedhimisht paga e punonjësve për muaj të ekzekutohet jo më larg se data 10 e muajit pasues.
2. VENDIM që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A duke qenë se kjo pozitë ka qenë me ushtrues detyre për periudhë pothuajse 2 vjecare.
3. VENDIM që Menaxhmenti i Trepça me urgjencë të formojë komision për të paraqitur gjendjen saktë të kushteve të punës dhe të punoj në identifikimin dhe ofrimin e kushteve më të mira të punës.
4. SHQYRTIM i vendimeve në vazhdimësi konform rregullave dhe ligjeve në fuqi, posacerisht ato për situaten e krijuar së fundmi.
Bordi siguroi edhe njëherë menaxhmentin që do të vazhdojë të punoj në të mirë të Ndërmarrjes dhe me profesionalizëm e përkushtim do të identifikojë dhe trajtojë të gjitha çështjet me qëllim të avansimit të objektivave strategjike të Ndërmarrjes.