Zyrtare: FFK-ja njofton se Marcus Weidner është emëruar UD sekretar i përgjithshëm

Zyrtare: FFK-ja njofton se Marcus Weidner është emëruar UD sekretar i përgjithshëm

Ka disa javë që është raportuar se gjermani Marcus Weidner është emëruar ushtrues detyre si sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Këto raportime janë konfirmuar së fundmi edhe nga FFK-ja.

Në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, është fotografia e Marcus Weidner, ku konfirmon se është emëruar si U.D sekretar i përgjithshëm.

Marcus Weidner, u.d. Sekretar i përgjithshëm

Markus Weidner u lind më 28/11/1968 në Frankfurt. Është ekspert në menaxhimin e futbollit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ka përvojë 25 vjeçare në futbollin profesionistë në nivel të klubeve dhe federatave kombëtare. Ka qenë drejtor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Eintracht Frankfurt Fußball AG, pastaj shef i edukimit për trajnerë dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Federatën e Futbollit të Gjermanisë (DFB) si dhe zëvendësdrejtor në DFB. Krahas gjuhës gjermane flet edhe anglisht dhe frëngjisht.”, thuhet në njoftim.

Related Articles