Të dielën rreth orës 10:20 një person është plagosur nga arma e zjarrit në Mitrovicë, raporton Gazeta “Enigma”.
Rastin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së jugut, Avni Zahiti, i cili ka njiftuar se i plagosuri i moshës 50 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut”, tha ai.
Tutje u shpreh se njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
“Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, deklaroi Zahiti./Gazeta Enigma.