Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi që ka publikuar, ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që sot të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara.
MSh thotë se qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë.
Ndërkaq, IKSHPK njoftoi se dje (13 qershor) është shënuar një rast i vdekjes nga COVID-19 dhe janë regjistruar edhe shtatë persona të infektuar.
Sipas njoftimit, nga COVID-19 janë shëruar edhe 103 pacientë, ndërsa raste aktive janë 434.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia, ka njoftuar se këtë javë do të fillojë imunizimi masiv i qytetarëve.