Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore, trupi i pajetë i Dwamenas niset sot drejt Ganës

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore, trupi i pajetë i Dwamenas niset sot drejt Ganës

Ekspertiza mjekësore për Rafael Dwamena, i cili humbi jetën pas një ataku kardiak në sfidën Egnatia-Partizani, ka përfunduar, ndërsa tashmë priten vetëm përgjigjet.

Pas kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i sulmuesit është nisur ditën e sotme drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje.

Kjo kërkesë është respektuar dhe nga Egnatia, me klubin rrogozhinas që pranoi të mos i bënte homazhe të ndjerit pasi kjo ishte dëshira e familjarëve të tij.

Related Articles