Sot në Kosovë do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai nga ora 15:30 pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ndërkaq, nga ora 16:35 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Pritet që Osmani dhe Stoltenberg pas takimit të mbajnë konferencë për media.