Klubit të basketbollit Peja i ka ndodhur një rast i rrallë.
Kampioni kosovar ka njoftuar sot se basketbollisti amerikan Jacob Calloway është larguar nga Kosova pa asnjë paralajmërim!
Verdhezinjë e kanë shprehur habinë me këtë veprim të papritur të lojtarit të tyre, për të cilin thonë se kanë informata se ka gjetur angazhim diku tjetër.
Për këtë veprim dhe për këtë pabesi, pejanët paralajmërojnë se do t’i ndjekin rrugët ligjore ndaj lojtarit të tyre të deridjeshëm pasi konsiderojnë se janë dëmtuar.
Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit nga Rrafshi i Dukagjinit.