Në Ditën e Çlirimit, Gjilani fillon vaksinimin masiv të qytetarëve

Në Ditën e Çlirimit, Gjilani fillon vaksinimin masiv të qytetarëve

Në Ditën e Çlirimit, Gjilani ka filluar me vaksinimin masiv të qytetarëve kundër COVID-19, në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta-Petriti”, raporton Gazeta Enigma.

Sipas një njoftimi për media, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me bartësit e institucioneve shëndetësore ka parë nga afër procesin, ka kërkuar nga qytetarët që t’i përgjigjen thirrjeve dhe vaksinimi të bëhet sipas radhës.

“Në Ditën e Çlirimit të Gjilanit, kemi filluar tashmë edhe me vaksinim masiv të qytetarëve kundër virusit COVID-19. I lus qytetarët që të lajmërohen sipas regjistrit dhe kontakteve përmes telefonit që ne i kemi bërë. Nuk ka nevojë për pritje pos që të respektojnë thirrjet dhe të vijnë për t’u vaksinuar”, ka thënë Haziri.

Ai bëri të ditur se në Gjilan tashmë janë vetëm shtatë raste aktive, prej të cilëve dy janë në hospitalizim.

“Po punojmë për një Gjilan pa COVID. Kjo ditë shënon edhe festën dhe ditën e kthesës së madhe. Imuniteti kolektiv arrihet vetëm përmes vaksinimit”, ka thënë Haziri. 

Related Articles