Kurti për Asociacion: Nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Kurti për Asociacion: Nuk mund të lejojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë dhe Hercegovinës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq në Bruksel ka folur edhe për çështjen e Asociacionit të komunave serbe, raporton Gazeta Enigma.

Kurti në një deklaratë për media tha se Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe si një entitet një etik është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, meqenëse nuk është në përputhje me 23 nene. Edhe qytetarët kanë organizuar peticion masiv e opozita ka bërë edhe veprime radikale në kundërshtim të Asociacionit”, tha Kurti para mediave.

Tutje, ai ka theksuar se Asociacioni nuk është për serbët por kundër Kosovës, ashtu edhe siç është dizajnuar.

“Ne nuk duam që shumica të jetë e privilegjuar karshi pakicës. Por në të njëjtën kohë, nuk mund të kërkojmë përsëritjen e skenarit të Bosnjë e Hercegovinës”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është për të drejtat e qytetarëve, por jo për t’i territorializuar brenda Kosovës ambiciet Serbisë.

“Serbia e ka pasur të okupuar Kosovën dhe e ka humbur në shekullin e kaluar nga regjimi i Millosheviqit”, tha ndër të tjera Kurti. 

Related Articles