Ronaldo e thyen rekordin në Evropian dhe përgatitet për ta braktisur Juventusin

Ronaldo e thyen rekordin në Evropian dhe përgatitet për ta braktisur Juventusin

Kapiteni i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, vazhdon ta shkruajë historinë në paraqitjen e tij në Kampionatin e pestë Evropian por duket i gatshëm për t’u larguar nga Juventusi menjëherë pas përfundimit të Euro 2020.

Sot, në takimin me Hungarinë, Ronaldo do ta zhvillojë ndeshjen e 22-të në Evropian dhe ta zgjasë rekordin për më së shumti paraqitje në historinë ë Kampionatit Evropian.

Ai do të bëhet lojtari i parë që merr pjesë në pesë evropianë të ndryshëm këtë verë dhe mund ta thyejë rekordin edhe për golashënuesin më të mirë në historinë e kësaj gare.

Ronaldo dhe legjenda franceze Michel Platini e mbajnë rekordin me nga nëntë gola.

Por derisa 36-vjeçari është i zënë duke thyer rekorde në Evropian, ai po punon edhe për t’u larguar nga Juventusi, sipas mediave italiane.

Ronaldo kishte thënë në konferencë para ndeshjes me Hungarinë se e ardhja e tij nuk ka rëndësi në këtë kohë.

Por kur u pyet nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Juventusi, Ronaldo u përgjigj: “Ajo që do të ndodhë do të bëhet për të mirë”.

Marrëveshja e ish-sulmuesit të Real Madridit me Juventusin mbaron në qershor të vitit 2022 dhe mediat italiane raportojnë se ai do të vendosë për të ardhmen në fund të Euro 2020.

Related Articles