Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka folur për rastin e vrasjes së 30 vjeçares Liridona Ademaj.
Ajo në konferencën “Preferencat gjinore dhe Aborti Selektiv – Diskriminimi gjinor dhe praktika të dëmshme ndaj vajzave” tha se masat për kriminelët duhet të ashpërsohen.
“Për fat të keq jemi edhe sivjet në këtë fushat globale ku ne u përballëm me një krim që tronditi Kosovën, ku një grua padrejtësisht në mënyrë kriminale e gjakftohtë u privua nga e drejta e saj për jetë, dhe kjo e tregon se sa shumë është e rëndësishme aktivizmi, përgjegjësia, angazhimi i të gjithë neve, i gjithë shoqërisë por sidomos i institucioneve tona për të rritur vetëdijen për të drejta që obligojmë t’i respektojmë, për vetëdijesimin e vajzave dhe djemve tanë, për ashpërsimin e masave ndaj kriminelëve dhe për të krijuar një mjedis të sigurt për vajzat dhe gratë tona”, është shprehur Nagavci.
Më tutje ajo përmendi se aborti selektiv ndikon në aspektin emocional dhe psikik të nënave.
“Ky fenomen prek më shumë vajzat, fatkeqësisht edhe Kosova është një nga vendet”, shtoi Nagavci.