Feronikeli 74 ka shënuar fitore të madhe ndaj Dukagjinit me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës.
Ndeshja ishte shumë e fortë dhe me duele të shumta, pasi që dy skuadrat nuk lëshonin asnjë duel.
Ndeshja u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Florent Avdyli shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë Dukagjini tentoi të barazonte me të gjitha forcat, por nuk ia arriti.
Në minutën e 90-të ishte një moment kur u kërkua penallti nga klinasit, por që gjyqtari pasi e shikoi VAR-in nuk vendosi për dënimin më të madh në futboll.
Feronikeli 74 me këtë fitore shko në kuotën e 18 pikëve dhe mban vendin e shtatë.
Në anën tjetër Dukagjini mbetet i gjashti me 21 pikë.