Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sot kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me pesë komuna, Podujevën, Lipjanin, Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Graçanicën.
Sipas Ramës, përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale do të bashkërendohen aktivitetet në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave, raporton Express.
“Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, z.Imri Ahmeti, z.Xhafer Gashi Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, z.Besnik F Osmani dhe z. Leutrim Ajeti të Graçanicës.
Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave”, thuhet në postim.