Edicioni i rregullt i Superligës së Kosovës në futboll do të përfundojë në këtë vikend me ndeshjet e xhiros së 18-të, shkruan Gazeta Enigma.
Skuadra e Ballkanit i ka dy ndeshje më pak të zhvillaura për shkak të ndeshjeve europiane në garën e Ligës së Konferencës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që ndeshja Drita – Ballkani të luhet më 20 dhjetor nga ora 13:00 në Gjilan.
Kurse, dueli tjetër Gjilani – Ballkani do të luhet më 23 dhjetor nga ora 13:00 në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.