Familja e Haxhi Shalës: Sot u informuam për transferimin e tij në Hagë, nuk i dimë arsyet

Familja e Haxhi Shalës: Sot u informuam për transferimin e tij në Hagë, nuk i dimë arsyet

Djali i Haxhi Shalës, Flakroni ka reaguar për arrestimin e babait të tij nga Gjykata Speciale.

Flakroni thotë se ka marrë informacione se babai i tij është transferuar sot në Hagë.

Tutje ai thotë se familja janë të bindur në pafajësinë e tij, pasi sipas tyre gjykata është e njëanshme.

Postimi i plotë:

Përshëndetje të gjithëve.

Prej ditës së djeshme dhe sot kemi marrë shumë telefonata për gjendjen e babit nga media dhe nga miqtë e babit. Kërkoj falje që nuk e hapa telefonin pasi ne si familje kemi qenë në një situatë që nuk kishim asnjë informacion që nga intervista e prindërit.

Sot kemi marrë informacione për transferimin e tij në Hagë me urdhër të prokurorit, e ne si familje ende nuk kemi informacion për arrestimin apo ndalimin,e as arsyet se pse ai po transferohet në Hagë.

Ne jemi të bindur për pafajësinë e tij dhe të të gjithë çlirimtarëve që janë në atë gjykatë, sepse kjo gjykatë është e njëanshme sepse gjykon çlirimtarët që mbrojten vendin dhe të drejtat e tyre për liri.

Me respekt, Familja Shala

Related Articles