Kosova është bërë pjesë e një projekti në vlerë prej shtatë miliardë euro.
Ky projekt evropian ka të bëjë me teknologji.
Marrëveshja në emër të Kosovës u nënshkrua nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Ky program ka për qëllim të rritë qasjen në digjitalizim tek qytetarët, bizneset dhe institucionet, dhe përmes granteve strategjike të avancojë katër fusha:
Resurset kompjuterike me performancë të lartë,
Inteligjenca artificiale (IA),
Shkathësitë e avancuara digjitale, si dhe
Përshpejtimi dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve digjitale dhe ndërveprueshmëria (interoperabiliteti)”, thuhet në njoftim.