Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, duke e cilësuar një agresor, tinëzar në veprim, me synimin e qartë të cenimit të themelit të shtetit.
Osmani tha se Kosova nuk do të zmbrapset, e as nuk do të thyhet, por do t`i mbrojë kufijtë e saj, teksa shtoi se Se
“Ishte një vit i ballafaqimit me vështirësi, meqë më 24 shtator, Kosova u përballë më situatën më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë. Kosova u përballë me një agresor, tinëzar në veprim. Ky sulm ekspozoi fytyrën e vërtetë të fqinjit tonë.
Ky sulm, i cili është në vazhdën e ideve e planeve shoviniste e hegjemoniste të Serbisë, ekspozoi sërish fytyrën e vërtetë të fqinjit tonë verior, ëndërr e përhershme e të cilit mbetet realizimi i konceptit fashist të “Botës serbe”. Në këtë kohë kur është sfiduar drastikisht siguria në gjithë kontinentin tonë, plani famëkeq për destabilizim të Kosovës dhe rajonit mori përgjigjen e merituar”.
Osmani tha se terroristët vranë policin Afrim Bunjakun, ndaj ai u bë dëshmori dhe heroi më i ri në historinë e Kosovës dhe njëri nga të shumtët që ra në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Republikës.
“Ata vranë një, por mobilizuan mijëra djem e vajza të Policisë tonë, që dhanë mesazh të qartë. Kosova nuk zmbrapset, nuk thyhet. Sulmi dëshmoi profesionalizimin e guximin e institucioneve të sigurisë së Kosovës. Shpreh mirënjohje për Policinë dhe AKI-në, por edhe institucionet e tjera të sigurisë. Serbia nuk është e interesuar për paqe të qëndrueshme e as për përmbylle të procesit të dialogut. Politika e sotshme e Vuçiqit është politika e djeshme e Millosheviqit. Kosova nuk do të heq dorë nga planet e saj të errëta.” – tha Osmani në Kuvend.