Kampioni në fuqi dhe lideri aktual në renditjen e Albi Mall Superligës, FC Ballkani nga Suhareka është shpallur “Klubi më i mirë i vitit” në ceremoninë “Laureatët 2023”. Ky çmim i ka takuar me plotë meritë klubit nga Suhareka, i cili edhe sivjet na ka bërë krenar me paraqitjet e tij në arenën evriopiane.
Përveq titullit kampion, Ballkani ka treguar rezultate tejet të mira edhe në garat evropiane, ku për të dytin vit radhazi ka arritur të marrë pjesë në fazën e grupeve në UEFA Conference League.
Çmimin për përfaqësuesin e këtij klubi e ndau Mirsad Çollakun anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së. /Gazeta Enigma/