Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar votat e trajnerëve për 11-shen më të mirë të vitit 2023 në Superligë.
Në 11-she nuk ka pasur vend për kapitenin e Ballkanit, Edvin Kuç.
Kampioni Ballkani është prezantuar me gjashtë lojtarë, por jo edhe me Kuçin.
Ndërkohë nuk është përfshirë as Albion Rrahmani, ndonëse ai kishte shpërthyer me gola në kampanjën që përfundoi me titull të kampionit të Ballkanit.
Janë përfshirë lojtarë që kanë luajtur mirë në vjeshtë.
Më poshtë janë votat e trajnerëve, sipas asaj që ka prezantuar FFK-ja.