Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një burrë është gjetur i vdekur në kulmin e shtëpisë së tij, raporton Gazeta Enigma.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.” – ka njoftuar Policia.