Vorskla Poltava është në kërkim të një trajneri që do të drejtojë ekipin pas largimit të Viktor Skripnik nga drejtimi i skuadrës.
Mediumi sport.ua shkruan se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar pozicionin e trajnerit të ekipit një prej ish-lojtarëve të skuadrës.
Duke pasur emrat në listën e klubit janë Armend Dallku dhe Jovan Markoski.
Ish mbrojtësi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Dallku, tash e tri vite po e zhvillon me shumë sukses zejen e trajnerit.
Ai ka drejtuar fillimisht Prishtinën me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa në tri vitet e fundit është pjesë e Dukagjinit, u nga Liga e Parë e ngjiti në Superligën e Kosovës, pastaj e dërgoi në garat ndërkombëtare.
Trajneri vushtrrias punon me Artan Luzin dhe Argon Ramadanin si ekip tash e tri vite.
Dallku është legjendë e klubit Vorskla Poltava, ku luajti për 11 vite, ndërsa skuadra ukrainase aktualisht mban vendin e shtatë.
Ai mban edhe rekordin si lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në kampionatin ukrainas.