Kurti për Ditën e Veteranëve: Rruga në të cilën ishte nisur Ademi nuk e njihte dorëzimin

Kurti për Ditën e Veteranëve: Rruga në të cilën ishte nisur Ademi nuk e njihte dorëzimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar rezistencën heroike të familjes Jashari në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se “Ditë e hënë, 30 dhjetor 1991, ora pesë e mëngjesit. Në fshatin Prekaz i Poshtëm në zonën e Drenicës, njësite të policisë së Serbisë i rrethuan shtëpitë e Shaban Jasharit, një mësuesi patriot që atë kohë ishte 67 vjeçar. Shënjestra e policëve ishte djali i tij 36 vjeçar Ademi, që donin ta bënin të dorëzohej dhe ta arrestonin. Tre javë më parë, Ademi bashkë me nipin e tij Muratin ishin kthyer nga Shqipëria ku për një muaj rresht ishin stërvitur ushtarakisht nga oficerë të ushtrisë shqiptare”.

Tutje, Kurti shkroi se rruga në të cilën ishte nisur tashmë Ademi nuk e njihte dhe as e pranonte dorëzimin.

“Pas një rezistence të armatosur rreth gjysmë ore të të tre vëllezërve, Rifatit, Hamzës dhe Ademit, ata arritën të dalin jashtë perimetrit të shtëpive të rrethuara duke u bashkuar me shumë fqinjë dhe shokë që u kishin shkuar në ndihmë. Aksioni i policisë vazhdoi dhe rrethimi nuk u tërhoq deri në orët e vona të pasdites”.

Postimi i plotë i Kurtit:

Related Articles