Sot rreth orës 14:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri, në lagjen Kodra e trimave në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bën të ditur për Gazetën Enigma se menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.
Bazuar në të dhënat fillestare nga vendi i ngjarjes nuk ka pasur persona te lënduar.
“Aktualisht po vijon puna policore për identifikimin e të dyshuarve si dhe lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, tha Ahmeti për Gazetën Enigma.