Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot do të vizitojë Luginën e Preshevës me ftesë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Siç raporton Rtklive, ai do të vizitojë komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe do të takohet me zyrtarët e pushtetit lokal shqiptar atje si dhe me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Kreu i MPB-së, fillimisht në orën 09:30 do të takohet me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiun në Medvegjë, më pas në orën 12:00 do të qëndrojë në Bujanoc ku do të takohet me deputetin Shaip Kamberi dhe në orën 15:30 do të vizitojë zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Preshevë.