Pas pesë vitëve, Ballkani ndan rrugët me futbollistin kosovar

Pas pesë vitëve, Ballkani ndan rrugët me futbollistin kosovar

Pas pesë viteve, Albin Kapra nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Ballkanit.

Kapra përmës një njoftimi në Facebook, ka njoftuar se ai sot ka shkëputur kontratën me kampionin e Kosovës, me marrëveshje të dyanshme.

”Pershendetje miq te dashur

Dua te ju informoje se pas 5 viteve ne klub nga sot me mareveshje te dyanshme kam shkeputur kontraten me FC BALLKANIN.

Falenderoj Presidentin Arsim Kabashi dhe familjen e tije per korektsin e treguar dhe mundesin e dhene gjate ketyre 5 viteve sa kam qene pjes e tyre.

Falenderoj qdo trener , staf dhe bashkelojtar qe kemi qene bashk dhe kemi arritur shum suksese dhe te shkruajme historine si ne Kosove po ashtu dhe ne Evrope.

Klubit i deshiroje shume suksese ne te ardhmen.

Falenderoj qytetin e Suharekes dhe tifozet Xhebrailat per mbeshtetje.

Shpresoj qe ne te ardhmen te shihemi serishte.Per te ardhmen time do tju informoje shume shpejt.”, ka shkruar Kapra.

Related Articles