Është duke u zhvilluar takimi ndërmjet Lille dhe Skuadrës së Golden Lion, duel ky në kuadër të Kupës së Francës.
Skuadra e Lille po e shkatrron klubin e Golden Lion, ku vetëm në pjesën e parë ka shënuar shtatë gola, me tre gola që i ka realizuar sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegorva.
Zhegorva shënoi në minutën e 33-të, 41 dhe 42.
Ky futbollist është thjeshtë i pandalshëm, përveç golave ai ka asistuar dy herë për bashkëlojtarët.
Rezultati aktual i takimit është 10:0.