A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në 2024-tën? Berjani jep detaje për “Enigmën”

A do të ketë rritje të çmimeve të derivateve në 2024-tën? Berjani jep detaje për “Enigmën”

Viti që lamë pas në vendin tonë pati shumë sfida dhe probleme me çmimet e naftës, shkruan Gazeta “Enigma”.

Por 2024-ta a do të jetë vit më i favorshëm në këtë drejtim, apo do të ketë çmime më ulëta të derivateve, mbetet për tu parë.

Në lidhje me këtë çështje Gazeta “Enigma” ka kontaktuar me kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjanin, i cili deklaroi se shpreson që në 2024-tën të kemi çmime më të lira të derivateve, mos ti kemi problemet e njëjta me të cilat u përballëm në vitin që lamë pas.

“Viti 2023 qe e lamë pas, ka qenë  me çmime te arsyeshme dieseli 1.30 cent deri 1.39 cent, ndërsa benzina 1.26 cent deri 130 cent.  Po këto çmime i kemi edhe sot. Me shpresë që në vitin 2024 çmimet e derivateve të jenë më të ulëta . Vitin qe e lamë pas ishte me shumë sfida dhe probleme. Dëshiroj qe viti 2024 të jetë më i favorshëm për ne dhe qytetarët tanë, ku me shpresë do t’i kemi çmimet më të ulëta në tregun kosovar, çmime më të volitshme”, tha ai.

Tutje Berjani ka shtuar se “jemi tregu më i lirë në regjion përveç Maqedonisë Veriore, e cila e ka akcizen ma të ulët për 22 cent. Megjithatë çmimi real për qytetarët  duke pasur parasysh gjendjen ekonomike çfarë e kemi, kishte me qenë 1€. Por kjo nuk varet nga shoqata dhe as nga Qeveria, por nga Berza dhe organizata prodhuese OPEC”.

Çmimet e derivateve në Kosovë, vazhdojnë të jenë 1.30 cent deri në 1.39 cent për Diesel dhe 1.26-1.30 cent për benzine.

Ndryshe sipas tij çmimet në Shqipëri janë Dieseli 1.81 cent dhe Benzina 1.80 cent. Ndërkaq në Serbi çmimet e dieselit janë  1.70 cent dhe benzina 1.72 cent. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles